Kristiano Ronaldo do të mungonte në mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e dhënies së Topit të Artë. Duke qenë se ishte jashtë garës për të triumfuar, pjesëtari i “France Football”, Pascal Ferre, u shpreh se arsyeja e mungesës ishte irritimi i portugezit dhe ndjenja e xhelozisë karshi Lionel Mesit, pasi Ronaldo do të fitojë më shumë Top të Artë se argjentinasi.
E menjëhershme ishte përgjigja e Ronaldos duke e akuzuar Pascal se ka mashtruar në të gjithë këtë deklaratë. “Kërkon të marrë vëmendje nga mua. Gara ime është me veten dhe jo me të tjerët”, do të shprehej Ronaldo duke treguar se nuk e ka si qëllim që të tejkalojë Mesin në këtë çmim.
Por një video e 2019 që po bën xhiron e rrjeteve sociale, tregon se cilat kanë qenë ambiciet e vërteta të sulmuesit të Manchester United. “Unë dua të kem më shumë Top të Artë se të gjithë në historinë e futbollit. E dashuroj këtë dhe mendoj se e meritoj. Mesi është djal dhe futbollist i madh, por unë dua të kem gjashtë, shtatë ose tetë Topa të Artë, më shumë sesa Mesi.
Ne nuk jemi shokë, por kemi 15 vite që ndajmë skenën së bashku. Unë kam marrëdhënie të mirë me të dhe e di se ai më shtyn mua që të bëhem një lojtar më i mirë dhe unë e shtyj atë që të bëhet lojtar më i mirë”, do të shprehej mes të tjerash Ronaldo. /Sport Ekspres/
Ronaldo told Piers Morgan he wanted more Ballon d’Or than Messi. So, anybody will believe that he also said the same thing to Pascal Ferré. pic.twitter.com/Q7sCHkO95F
— BeksFCB (@Joshua_Ubeku) November 29, 2021