VIDEO/ “Largohu pak”! Fotografët kërkonin të mënjanonin gruan e Lionel Mesit, argjentinasi mërzitet dhe i kërkon të mos bëjë një hap më tej

Lionel Mesi ka vendosur një rekord të ri sa i përket fitimit të çmimit të Topit të Artë. Tanimë është jashtëzakonisht e vështirë që argjentinasi të tejkalohet në të ardhmen. Në ceremoninë që u zhvillua në Paris, Mesi shkoi së bashku me familjen e tij, gruan dhe fëmijët.

Pasi pozoi së bashku me gruan Antonelën dhe fëmijët e tij, Tiago, Mateo dhe Ciro, në një moment fotografët kërkuan që gruaja e Mesit të spostohej pak dhe të merrnin si imazh vetëm Mesin dhe fëmijët e tij. Por ky vendim e ka mërzitur argjentinasin që i ka kërkuar menjëherë gruas që mos  të bënte asnjë hap më tej dhe të rikthehej pranë tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online