“E tejkaluan të drejtën e tyre”! Sinemati komenton mbledhjen e skuadrës nga tifozët e Partizanit: Nuk bëhet kështu!

Sinemati ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” atje ku ka komentuar edhe mbledhjen që i kanë bërë tifozët e Partizanit skuadrës së tyre. Menjëherë pas përmbysjes ndaj Teutës, mbështetësit e të kuqëve që ishin në stadium kanë marrë lojtarët duke u folur dhe pa festuar.

“Imagjino sikur kjo dukuri të përsëritet me ekipet e tjera, që lojtarët të japin llogari te tifozët. Një javë më parë thamë se Rama e tejkaloi të drejtën duke i folur tifozëve. Tani e tejkalojnë tifozët që marrin ekipin dhe i kërkojnë llogari. Nuk është e drejta e atyre, sado që sakrifikojnë, janë për t’u lavdëruar që e ndjekin, por zëri i tyre nuk mund të shkojë më tepër. Nuk bëhet takimi i kthesës kështu”, tha Sinemati. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online