Lionel Mesi e ka ndihmuar PSG që të përmbysi Saint Etienne në kampionat. Ylli argjentinas ka dhënë tre asist duke zhvlerësuar golin e parë të Bouanga. Marquinhos do të realizonte në fundin e pjesës së parë pas krosimit që i erdhi nga Mesi me goditjen e dënimit. Ndërkohë argjentinasi do të tregohej fantastik në golin e dytë që erdhi në minutën e 79.
Atje Mesi pasoi bukur për te Di Maria, duke e nxjerrë me portën e boshatisur. Refreni është përsëritur edhe me pasimin për te Marquinhos në minutën e fundit, teksa është kthyer si “babagjyshi i vitit të ri” duke shpërndarë dhurata. PSG arriti që të fitonte me shifrat 1-3 dhe të tre asist erdhën nga Mesi. /Sport Ekspres/
#Ligue1
Segunda asistencia de Messi y golazo de Di María. 2-1 Paris
pic.twitter.com/QVWfdnV6M7— Albiceleste (@AlbicelesteInt) November 28, 2021