Sezonin e shkuar u largua pa nisur mirë te Dinamo, ish-sulmuesi i Juventusit dënohet me b.urg në Itali

Fabricio Mikoli është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar. Ish-futbollisti italian do të niste një aventurë të shkurtër së bashku me Morieron në krye të pankinës së Dinamos sezonin e shkuar, nga e cila u largua pa nisur ende mirë punën. Vetëm 2 muaj zgjati kjo eksperiencë për Mikolin, që tashmë do i duhet të kalojë një pjesë të jetës së tij pas hekurave.

Gjykata Italiane ka dhënë dënimin me tre vite e gjysmë b.urg për ish-kapitenin e Palermos. Dënimi ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë, kur Mikoli ka kërkuar të rekuperojë një shumë prej 12 mijë eurosh me anë të kërcënimeve dhe dh.unës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *