Gjithçka gati për ish-mbrojtësin dhe njëherësh kapitetin e Realit të Madridit, Sergio Ramos, për të debutuar me fanellën e PSG-së. Mbrojtësi spanjoll, i cili i është rikthyer edhe stërvitjeve në grup, është rikuperuar nga dëmtimi dhe është gati për të dhënë kontributin e tij tek skuadra franceze.
Ramos u ble me mjaft bujë nga parizienët, teksa ishte dhe një shtysë e madhe për transferimin e Lionel Messit. 35 vjeçari do të jetë një ndihmë e konsiderueshme për PSG për shkak te eksperiencës së madhe në Uefa Champions League, të cilën e ka fituar 4 herë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/