Kumbulla rikthehet në stërvitje me Romën, Murinjos i zbulohet formacioni kundër Xhenoas së Shevçenkos

Marash Kumbulla e ka kaluar pa probleme atë shqetësim të ndjerë në fillim të ndeshjes kundër Anglisë. Mbrojtësi shqiptar la fushën e lojës tepër herët në “Uembli”, ku u desh të zëvendësohej nga Dërmaku për shkak se e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Por situata gjendja duket e mirë për 21-vjeçarin, i cili ka kryer edhe stërvitjen me grupin në Romë.

Kumbulla është gati për ndeshjen e fundjavës kundër Xhenoas së Shevçenkos dhe shanset për të pasur një vend në formacion janë rritur. Zhoze Murinjo ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale foto nga puna e tij duke studiuar kundërshtarin, nga të cilat tifozët kanë arritur të dallojnë se formacioni që do të përdorë “the special one” do të jetë 3-4-1-2, po njësoj si në ndeshjen e fundit me Venecian. Në atë përballje nga minuta e parë për Romën u aktivizua edhe mbrojtësi shqiptar, i cili nisur edhe nga mungesat që ka Murinjo, mund të ketë të njëjtin fat edhe këtë fundjavë kundër Xhenoas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online