Në emisionin e djeshëm në Skaner është thënë se Matko Djarmati po vazhdon negociatat për të shkuar te Dinamo. Kjo nuk është pritur mirë nga ana e Nevil Dedes, i cili u shpreh se nëse këto kontakte ishin të vërteta, atëherë veprimi është i rëndë.
Së fundmi ka reaguar edhe Matko Djarmati në lidhje me këto zëra, duke mohuar gjithçka. “Këtu bie të flesh dhe zgjohesh me iluziome të gazetarëve, më vjen keq që humb kohën time me spekullime”, shkruan Djarmati. /Sport Ekspres