Befasia e Serisë A/ Napoli zbaton taktika që shihen rrallë, e pamundur që t’i shënosh me goditje dënimi

Napoli është befasia e Serisë A duke marrë në konsideratë këto javë të para të kampionatit. Kjo skuadër po kryeson së bashku me Milanin duke numëruar vetëm 1 barazim dhe 10 fitore në 11 javë, kundër Romës. Në ndeshjen e fundit, Napoli është djersitur jo pak që të fitonte ndaj Salernitanës në shifrat 0-1. Zielinski ishte autori i golit, por Ribery kishte shansin e artë për të barazuar kur ishin edhe 10 minuta nga fundi.

Që goli të mos realizohej nga Salernitana, Napoli vendosi në zbatim një taktikë të rrallë. Përveç lojtarit që bën punën e “krokodilit” poshtë murit, Di Lorenzo shkoi menjëherë për të mbajtur cepin e rrjetës ku Ribery do të tentonte që të dërgonte topin. Ashtu edhe ndodhi, teksa për portierin ishte e pamundur që të arrihej, por Di Lorenzo e kishte fare të thjeshtë që të hiqte topin, duke e bërë të pamundur pësimin nga një goditje dënimi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online