“Nga doli Ilir Meta si tifoz i Celtic?”! Baze e pyet, Vata: Kishte një shok që pastroi Shqipërinë mizerie

0

Rudi Vata ishte i ftuar për një intervistë në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka folur edhe për atë çfarë shumë shqiptarë mund ta shohin me habi të madhe, faktin që Ilir Meta është kthyer në një tifoz të madh të Celtic-ut. Ishte një pyetje e Fation Bazes ajo që ka marrë më pas edhe shpjegimin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare. Vata rrëfen se ka një miqësi të ngushtë me Presidentin e Republikës, për të cilin bën me dije se ka treguar dashurinë për sportin me shpërbimet e majme që jepte për kuqezinjtë e ekipit kombëtar. Më tej ish-futbollisti shqiptar shprehet se një nga arsyet e tifozerisë së Ilir Metës është pikërisht e shkuara e tij në këtë klub.

“Sa për informacion, Ilir Metën unë e kam shok fëmijërie. Shokun dhe mikun unë e mbaj shok. Si burrë Ilir Meta më ka respektuar kur kam qenë kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, ka respektuar ekipin kombëtar. E ka ndihmuar ekipin kombëtar me bonuse e premio kur ka qenë kryeministër. Kemi fituar me Greqinë 2-0 në Tiranë dhe ka dhënë një shpërblim si asnjë kryeministër apo president më përpara. Pra, ka dhënë sinjalet që është një burrë që i pëlqen sporti, e ndihmon sportin.

Unë e mbaj mend si një burrë të tillë dhe që nga ajo kohë ai ka ndjekur ecurinë time si futbollist. Ndoshta ka qenë edhe tifoz i imi, sepse unë kam qenë futbollisti i parë shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar në 1995. Kështu që jam I sigurt që Ilir Meta mund të jetë bërë krenar. E kam shok në zemër, jo në mendje. Ka qenë tifoz i Celtic-ut dhe kjo është e drejta e tij. Sepse ka pasur një shok që e ka bërë krenar, ka luajtur me Celtic-un, ka nderuar vendin e vetë, ka rritur emrin dhe imazhin e Shqipërisë në një kohë që Shqipëria ka qenë në ca situata mizerie. Për këtë unë e vlerësoj Ilir Metën. Derën e shtëpisë time e ka të hapur 24 orë në 24. Edhe unë i kam dhënë atij kënaqësinë si shqiptar, si profesionist, si njeri i rregullt dhe korrekt.

Që nga ai moment në Sarajevë më ka pyetur: “Kush janë këta njerëz të jashtëzakonshëm“? Unë i kam thënë se për këtë njerëz të jashtëzakonshëm unë kam vendosur të kaloj jetën time në një vend të jashtëzakonshëm. Kjo është historia. Dashuria është rritur, sepse dashuria nuk është me injeksion. Kur njerëzit respektojnë njëri-tjetrin, tifozët e duan, e pranojnë, e mbështesin, e kërkojnë, ai automatikisht është bërë tifoz i Celtic-ut. Jam i sigurtë që është shumë herë tifoz më i fortë Ilir Meta tifoz i Celtic-ut se sa është Edi Rama i Juventusit. Respektohet më shumë ai, sesa kryeministri mund të respektohet në Torino. Kështu që ju mos u habisni me respektin që i bëhet”, ka thënë Rudi Vata./Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.