Në emisionin e “Shqiperia Live” ka pasur një moment debati dhe përplasje të mendimeve sa i përket logos që është vendosur në autobuzin e ri të Tiranës, më veçanërisht, xhamisë. Ndërkohë menaxheri Andi Matraxhiu është shprehur se nëse bardheblutë do të kishin menduar që të vendosnin tifo grupin besnik të tyre, Tirona Fanatics, nuk do të kishte debate dhe do të ishte më gjithëpërfshirëse.
“Unë do të sugjeroja që në këtë autobuz të ishte si simbol qoftë grupi i ultrasëve të parë të Tiranës që është krijuar, qoftë edhe Tirona Fanatics. Sepse këta tifozë janë të organizuar prej vitesh dhe kanë krijuar identitetin e tyre. Janë tifozeri e mirë organizuar dhe simboli i tyre do të bënte që të mos lindte asnjë lloj debati”, ka thënë Matraxhiu. Menjëherë pas këtyre fjalëve, Goldi Halili është shprehur se në Instagram do të hedh një diskutim për të bërë ndryshime. /Sport Ekspres/
Bëhuni pjesë e grupit të “Sport Ekspres” në Facebook dhe jepi jehonë mendimit tënd https://www.facebook.com/groups/1042706996548057