“Dola pozitiv dhe në Ligën e Kombeve, por hyra e bëra 3 gola”! Cikalleshi do Rejën te Shqipëria: Hapa para, me De Biazin ishim “çfarë të dali” në sulm

Sokol Cikalleshi do të rezultonte pozitiv me Koronavirus para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë, ndërsa tani ndodhet në Turqi duke u stërvitur normalisht me Konyaspor pasi mori përgjigjen që duhej nga testi. Për këtë arsye sulmuesi nuk ka luajtur në finalen e madhe në “Air Albania”. Ndërkohë në një intervistë për “Top Channel”, Cikalleshi shprehet se i njëjti rast i ka ndodhur edhe në Ligën e Kombeve, por në testin e dytë do të dilte negativ dhe hyri në fushë për të shënuar. Gjithashtu Cikalleshi ka prekur edhe temën e trajnerit te Shqipëria, duke kërkuar Rejën.

“Kam pasur raste edhe më para që të dilja pozitiv. Më ndodhi në Ligën e Kombeve kur dola pozitiv, të nesërmen dola negativ. Hyra në fushë dhe shënova tre gola në dy ndeshje, Ligën e Kombeve e mbyllëm në vendin e parë. Pretendova se do të ishte një rast i njëjtë, por doktori më tha se nuk ishte e mundur pasi isha 100% pozitiv. Gjithmonë do të ketë diskutime për Shqipërinë, edhe nëse fitojmë. Tani minimumi të lëmë poshtë nesh Hungarinë, duhet ta mbyllim sa më mirë.

Nuk do të shkojmë të mundur kundër Anglisë, futbolli është i bukur pasi ka surpriza. Reja? Do të doja shumë që të vazhdonte. Jo vetëm në anën personale, por në kompleks Kombëtarja ka bërë hapa përpara. Në kohën e De Biazit ne rrinim vetëm në mbrojtje dhe më pas cfarë të dilte përpara. Tani ne kemi topin në zotërim, qarkullojmë, shënojmë”, tha Cikalleshi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online