Kaçe, luhet futboll edhe në Shqipëri! Goditja e bujshme e Partizanit, hija e vetvetes në Superiore

Ergys Kaçe ishte afrimi i bujshëm i Partizanit në Superiore dhe pritej që të bënte diferencën në elitën e futbollit tonë. Por deri më tani, nuk kemi parë asgjë nga aftësitë që na kujton “thesari i dikurshëm” i Kombëtares, përveçse mbiemrit të shënuar në fanellë dhe imazhit të tij. Padyshim që deri në këto momente Kaçe ka qënë hija e vetvetes te Partizani.

Një lojtar që ndoshta e ka marrë me ritëm shumë të ngadaltë në Superiore, duke harruar se në fund të fundit, luhet futboll edhe në vendin tonë. Për më tepër që bëhet fjalë për një futboll fizik dhe që nuk të lejon për asnjë arsye që të futesh në fushën e lojës me një marsh të ngadaltë.

Por Ergys Kaçe është një lojtar që mund të përshtatet fare lehtë falë inteligjencës që ka, ashtu siç shkëlqeu edhe Sherif Kallaku më parë, duke përdorur trurin në një kampionat që shquhet për muskuj. Në ndeshjen e fundit pas largimit të Kaçes dhe hyrjes së Maget, Partizani mori frymë në mesfushë dhe ishte më i rrezikshëm në aksionet sulmuese. Një sinjal i qartë ky që Kaçe ka nevojë për një shkëundje të vogël në mënyrë që të vendoset në shërbim të Partizanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *