PSG rikthehet tek fitorja, pas humbjes së pa pritur ndaj Rennes. Skuadra e drejtuar nga Pocchetino, iu frikësua disavantazhit në pjesën e parë, kur Fulgini surprizoi Donnarumën në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë, PSG u hodh e gjitha në sulm, teksa Mbappe ia bën pothuajse të lehtë Danilos për të shënuar golin e barazimit në minutën e 69-të.
Menjëherë pas golit të shënuar, kryesuesit e tabelës intesifikuan sulmet dhe në minutat e fundit të takimit, të ndihmuar dhe nga asistencë e VAR-it, Mbappe shënon nga pika e bardhë e penalltisë. PSG fiton me rezultatin 2-1 përballë Angers dhe thellon distancën me ndjekësen më të afërt./Elio Hajdari-Sport Ekspres/