“Ky nuk është më një sport”, Sarri i jep një “shuplakë” të fortë futbollit: Shfaqje ku tifozët shtrydhen për të fituar para

Mauricio Sarri i ka dhënë një “shuplakë” të fortë industrisë së futbollit. Trajneri italian ka folur hapur në konferencë për shtyp përpara takimit me Interin, ku shprehet se tashmë futbolli nuk është më një sport, por një shfaqje që prodhon veç para.

“Është e vështirë të kuptohet situata kur lojtarët janë në të gjithë botën. Ata stërviten më shumë në ekipin kombëtar sesa në klube. Ky nuk është më një sport, futbolli tani është një shfaqje në të cilën pjesëmarrësit përpiqen të shtrydhin tifozët për të fituar para.

Me Interin pres një reagim më shumë prej burri sesa prej lojtari. Me Bolonjën ne luajtëm një lojë sipërfaqësore dhe tre golat e pësuar u lindën nga situata të turpshme”, ka thënë Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online