Shqipëria U-21 do të luajë në ditën e sotme kundër Andorrës U-21. Kjo përballje nis në orën 19:00 dhe është e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Më herët janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy Kombëtareve, teksa Alban Bushi ka hedhur gjithë arsenalin sulmues.
Mes këtyre futbollistëve dallohen Ernest Muçi dhe Tedi Cara, dy prodhimet kryeqytetase, njëri i Tiranës dhe tjetri i Partizanit. Gjithashtu ndryshe nga hera e fundit, tanimë është rikuperuar edhe Armando Dobra që pritet të bëjë diferencën. /Sport Ekspres/