Donaruma është rikthyer në San Siro atje ku luajti përballë Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Takimi përfundoi në shifrat 1-2 dhe gardiani i PSG bëri një gabim të madh në minutën e 17. Pas goditjes së Alonso, topi i shpëtoi nga duart Donarumës, por për fatin e tij do të përfundonte në shtyllë.
Një mbrëmje e errët për portierin italian që mund të ketë ardhur edhe nga faktin se nuk është mirëpritur. Shumë vërshëllima ka pasur për të nga stadiumi pasi zgjodhi që të linte Milanin për t’iu bashkuar PSG. /Sport Ekspres/
Donnarumma loves all memories of his godfather Gianluca Pagliuca ??
2#ItaliaSpagna #Eurovision2022 #UEFANationsLeague #ITAESP pic.twitter.com/so4wiVTEcl— Pendar (@PendarParsa) October 6, 2021