“E kemi të lehtë ne si komb që të përçahemi”! Rudi Vata komenton Shqipërinë: Dalim me 6 pikë, por mund të dalim edhe me 0 pikë

Rudi Vata ka komentuar ndeshjet që do të zhvillojë Shqipëria në muajin tetor kundër Hungarisë dhe Polonisë. Figura e njohur e Kombëtares është shprehur për “Skaner” se lojtarët aktual të kuqezinjëve i kanë mundësitë që të shfaqin futbollin e bukur, por nga krahu tjetër ka edhe një thirrje për stafin që të menaxhojë më mirë situatat delikate me lojtarët.

“Mund të dalim me 6 pikë nga këto dy takime, mund të dalim edhe me 0 pikë. Këta djemë na kanë treguar që dinë të luajnë futboll. Me Poloninë e kemi treguar veten në ato 25 minutat e para në transfertë. Ngeli i habituar edhe Sousa për mënyrën sesi po luante Shqipëria, sesi po ushtronte presion.

Por sa jemi të gatshëm ne që të përsërisim një ndeshje të tillë prapë? Kam shumë dyshime se nuk e kemi treguar veten ende mirë. Mbetet që të shohim sesi do të zhvillohen ndeshjet dhe me rëndësi është që të menaxhohen mirë situatat edhe te Kombëtarja. E kemi të lehtë që të prishemi ne si komb, që të krijojmë krisje dhe të kërkojmë hakmarrjen”, u shpreh Vata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online