Teuta ka arritur të kualifikohet në turin e tretë të Conference League. Durrsakët arritën të fitonin kundër Inter Escaldes me rezultatin 2-0 duke kaluar në 30 minutat e shtesës pasi kishin humbur me të njëjtin rezultat në shtëpi.
Heroi ishte Plaku që i dha mundësinë Teutës për të shpresuar te kualifikimi, ndërsa Kallaku shënoi nga penallti golin e përmbysjes. Menjëherë do të niste edhe festa e çlirimit te durrsakët pasi rrezikuan shumë ndaj kundërshtarit modest dhe në rast dështimi mund të fillonin ndryshimet e mëdha në skuadër. /Sport Ekspres/