Zyrtare/ Lamtumirë Ramos! Vjen largimi pas shumë vite nga Reali, gati fjalët e para në konferencë

Mer fund “dashuria e përjetshme” mes Sergio Ramos dhe Realit të Madridit. Pas 16 viteve, spanjolli ka deklaruar largimin nga skuadra ku nisi gjithçka. Mbrojtësi qendror duket se do të shpjegojë arsyen e largimit ditën e sotme në një konferencë për shtyp, sëbashku me presidentin Fiorentino Perez.

Lajmin e ka bërë te ditur vetë faqja zyrtare e Realit të Madridit me një komunikatë zyrtare ku shkruhet: “Real Madrid njofton se nesër, ditën e enjte, më datë 17 qershor, ora 12:30 do të ketë një akt mirënjohje dhe lamtumire nga kapiteni jonë Sergio Ramos, së bashku me prezencën e Fiorentino Perez. Më pas Sergio Ramos do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.” /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *