Si historia e “të çmendurit” Bielsa me Igli Taren, Gatuzo largohet nga Fiorentina pas 20 ditësh dhe pa bërë 1 ndeshje

0

Gatuso u zgjodh si trajneri i ri i Fiorentinës pas shkarkimit nga aventura e mëparshme, teksa po kryesonte punën te Napoli. Por kjo aventurë e re duket se do të mbyllet përpara kohe për trajnerin e njohur italian. Vetëm 20 ditë në kryesim dhe pa zhvilluar ende ndeshjen e parë, ndërsa është thuajse i mbyllur largimi nga posti. Sipas mediave italiane Gatuzo ka vendosur në këtë mënyrë pasi nuk është bindur nga strategjia e skuadrës për vijmësinë, e lidhur kjo me transferimet e lojtarëve në merkato.

Pra flitet për një trajner që nuk lidhet vetëm me pagën, por kërkon paraqitjen dinjitoze në Serinë A duke i kërkuar klubit që t’i përmbush dëshirat e tij. Një histori e çuditshme në dukje, por nuk është hera e parë që ndodh. Në vitin 2016 “i çmenduri” Bielsa do të zyrtarizohej dhe shkarkohej te Lacio në të njëjtën mënyrë, pa zhvilluar një ndeshje të vetme. Po ashtu si edhe në këtë rast, Bielsa nuk është kuptuar me Igli Taren për lojtarët që do të transferoheshin te Lacio, duke u vendosur për largimin e tij pa e zhvilluar një ndeshje. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.