Donaruma po i gëzohet suksesit me Kombëtaren e Italisë teksa “axurrët” i kanë fituar dy ndeshjet e para në Europian. Portieri e ka mbyllur ciklin e tij me ekipin që ka përfaqësuar, Milanin, ndërsa tanimë do të bëjë një hap tjetër në karrierë.
Duke mos humbur më shumë kohë, Donaruma do të firmos kontratën e re nga grumbullimi me Italinë. Ky është lajmi i shpërndarë së fundmi në mediat italiane teksa raportohet se në mëngjesin e së hënës do të kryhen testet mjekësore te PSG. Kontrata e firmosur do të jetë deri në qershorin e 2026. /Sport Ekspres/