Vetëm pak minuta më parë është hedhur edhe shorti për turin e dytë në Conference League. Shorti nuk është treguar aspak i mëshirshëm për Partizanin. Fillimisht të kuqtë kanë për detyrë që të kalojnë Sfintul Gheorge.
E nëse detyra mbyllet me sukses, më e vështira vjen për të kuqtë. Ekipi shqiptar do i duhejt të përballej me Bazelin për të rikthyer në Tiranë lojtarët e njohur për ne si Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova. Pra do të jetë thuajse e pamundur që Partizani të kalojë më shumë se turi i dytë në “Conference League”.
Një ndeshje të komplikuar do të ketë edhe Laçi nëse arrin të kalojë Podgoricën pasi do i duhet të përballet me ekipin rumun të Craiova. Ndërkohë edhe për Vllazninë nisin vështirësit e para teksa e pret Ael Limasol nëse kalon me sukses turin e parë. /Sport Ekspres/
Malmo-Riga/ Shkëndija-Mura
Deciç-Drita/Feynord
Basel/Sfintul Gheorge-Partizani
Ael Limasol/Siroki-Vllaznia
Craiova/Laci-Podgorica