Portugalia ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme. Luzitanët janë në grupin e “ferrit” dhe Hungaria është pikërisht kundërshtari ndaj të cilit nuk duhen humbur pikë për të synuar kualifikimin përtej grupit. Këtë e dinë mjaft mirë edhe portugezët të cilët që nga minuta e parë janë hedhur në sulm për 3 pikët.
Hungarezët po mbaheshin fort në mbrojtje dhe po shkonin drejt një suksesi, madje tundën edhe rrjetën rivale, por goli do të anullohej për pozicion jashtë loje. Megjithatë në momentin kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Portugalia befason dhe përshëndet rrjetën plot 3 herë në minutat e fundit.
Fillimisht Guerreiro zhbllokon rezultatin në minutën e 84-t dhe kaq ka mjaftuar që luzitanët të “pushtojnë” portën portugeze. Ronaldo ekzekuton saktë një 11 metërsh në minutën e 87 dhe tregon se është i lindur për rekorde. Me këtë gol 5 herë fituesi i Topit të Artë bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Europianit. Një rekord të cilin pasi e vendosi, vijoi ta thellonte edhe më shumë. Së bashku me Silvan kombinojnë bukur me pasime në zonë duke trullosur mbrojtësat e Hungarisë dhe në fund aksionin e finalizon me një tjetër top pas shpinës së portierit kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TimelineCR7/status/1404858887187038208
https://twitter.com/GoalsLive7/status/1404857930906800128