Broja e nis karrierën si profesionist me shkëlqim, nominohet për të fituar “Topin e Artë“ për talentet nën 21 vjeç

Armando Broja ka bërë një debutim të shkëlqyer në sezonin e tij të parë si profesionist. Viteshe rezultoi hapi i duhur në karrirë, ku spikati me golat dhe aftësitë e tij. Kjo ka bërë që talenti i futbollistit shqiptar të vihet re edhe nga mediat më prestigjoze europiane, duke u nominuar në listën për të fituar çmimin “Golden Boy”.

Ky është një trofe individual që shpërndahet nga gazeta italiane “Tuttosport” dhe është ekuivalenti i “Topit të Artë” por për lojtarët nën moshën 21-vjeçare. Emri i Armando Brojës figuron në listën e shkurtuar me 100 lojtarë, e cila do të shkurtohet edhe më tepër pas votimeve të bëra. Kujtojmë se fituesi në fuqi i këtij trofeu është një nga thesaret më premtuese të Europës, Erling Haland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online