Nga Klaudio Ndreca
Trajneri i Sfintul Gheorghe ka folur sa i përket shortit në “Conference League” ku përballja e parë për ekipin moldav do të jetë me Partizanin. Një rastësi e fatit kjo pasi në sezonin e shkuar kjo skuadër do të eliminohej nga Partizani i Beogradit, ndërsa këtë herë luan me të Tiranës. Kjo ka sjellë materialin e duhur edhe për gazetarët që të ngacmojnë disi trajnerin e Sfintul, Sergei Cebotar. Fati jot lidhet me partizanët, apo jo? Në vitin e shkuar dhe tani…
“Po, mesa duket po (qesh). Duket me fat. Mund të ishte më keq, mund të ishte më mirë. Ne kemi një rival të fortë dhe që ka nivel të mirë të futbollit në vendin e tij. Deri vonë kanë luftuar për të dalë kampion, prandaj nuk do të jetë e lehtë për ne. Le të provojmë fatin tonë edhe këtë vit. Ne nuk kemi të drejtë që të presim dhe të kërkojmë diçka nga shorti. Nuk ka rival të kalueshëm. Të gjithë janë të fortë dhe duhet të luash kundër të gjithëve. Le të analizojmë rivalin dhe mendoj se do të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë, ka ende kohë. Favorizuese ndeshja e parë në shtëpi? E vështirë që ta themi. Qëllimi është të fitojmë në shtëpi pa pësuar gol dhe të mbajmë avantazhin në transfertë. Le të shohim sesi shkon”, tha Cebotar. /Sport Ekspres/