Teuta do të përfaqësojë Shqipërinë në “Champions League”. Durrsakët që kanë fituar kampionatin shqiptar në sezonin që lamë pas ishin te ekipet jo favorite për turin e parë kualifikues. Në fillim gjendeshin emra të mëdhenj si kundërshtarë të mundshëm, por rrethi është zvogëluar në vetëm katër ekipe.
Kundërshtarët e mundshëm të Teutës janë më të përshtatshëm këtë herë. Ludogorest Razgrad, Dinamo Tbili, Sherif Tiraspol dhe Kairat Almajt janë katër rivalët që mund të bien në shortin e nesërm kundër Teutës. /Sport Ekspres/