Një tjetër ditë e Europianit ka mbaruar dhe këtë herë ndeshja e fundit e mbrëmjes ishte ajo mes Hollandës dhe Ukrainës. Përballja përfundoi në shifrat 3-2, ku “tulipanët” e morën ndeshjen të mbyllur përpara kohe. Pas rrjetave të paprekura në pjesën e parë, Ëinjaldum dhe Ëeghorst do të shënonin dy golat brenda 60 minutave.
E teksa pritej thellimi i diferencës, këmbët e Yarmolenkos prodhuan golin më të bukur të Europianit. Topi i gjuajtur prej tij nga distanca përfundoi në cepin e rrjetës duke bërë që të bashkohen edhe dy tifozeritë që i shtrënguan dorën njëri-tjetrit për hir të së bukurës. Yaremchuk do të barazonte në minutën e 79 duke befasuar Holandën që papritur ishte në ankthin e fitores së ikur nga duart. Megjithatë në minutën e 85 do të ishte Dumfries që vulosi ndeshjen në 3-2. /Sport Ekspres/
Yarmolenko, Arnautovi? balling today. Westham fans are over the moon. pic.twitter.com/kK3ipwz7ym
— ElNady Jr. (@Yousefelnadii) June 13, 2021
Netherlands and Ukraine fans could both appreciate a great goal ?? pic.twitter.com/O39sALJSme
— SPORTbible (@sportbible) June 13, 2021