“Në Shqipëri më krahasojnë me Nainggolan”, Batha: Kam qenë gjtihmonë kapiten, tani jam një ushtar i thjeshtë

0

Idriz Batha është prezantuar sot në radhët e klubit të tij të ri, UTA Arad. Mesfushori shqiptar është shfaqur në konferencën për shtyp, ku ka prezantuar veten e tij për futbollin rumun dhe ka shprehur përshtypjet e para për ekipin e tij të ri. Batha tregon cilësitë e tij si futbollist, ndërsa shton se në Shqipëri e krahasonin me Nainggolan.

“Kam ardhur për familjen time dhe për të provuar në Rumani atë që mundem. Është dalja ime e parë jashtë pas 10 vitesh lojë në Shqipëri, doja një sfidë të re. Kam biseduar me Simos dhe Filin, nga Boto?ani, ata më thanë gjëra të bukura për futbollin rumun, në lidhje me tifozët e UTA-s, kështu që unë mendoj se do të jetë mirë.

Përndryshe, unë nuk di shumë për futbollin e Ligës 1. Pashë disa ndeshje në kampionat në ditët e fundit, madje edhe nga UTA. Përshtypja që kam bërë duke parë ndeshjet televizive është se futbolli rumun është më teknik dhe ai i Shqipërisë është më agresiv. Unë kam qenë kapiten i ekipeve ku kam luajtur në Shqipëri, tani do të jem një ushtar i thjeshtë në UTA. Do të luftoj për të ndihmuar ekipin tim, do të jem në shërbim të ekipit, do të luftoj me kolegët për të arritur qëllimet tona.

Në Shqipëri thonë që unë jam një luftëtar si belgu Nainggolan, nga Cagliari. Gjithashtu shënova gola dhe kjo është ndoshta arsyeja pse më thonë kështu. Jam mjaft agresiv në lojë, mbase nuk duken ashtu, por do ta shihni në ndeshje. Unë pashë stadiumin, fushën, gjithçka është shumë e bukur. Mezi pres të luaj me tifozët në tribuna”, ka deklaruar Idriz Batha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.