Hysaj nuk do të jetë lojtari i Napolit nga sezoni i ardhshëm. Pas largimit të Gatuzos në krye të pankinës duket se radha i ka ardhur dhe mbrojtësit te Kombëtares së Shqipërisë. Kontrata e Elseid Hysaj me Napolin mbaroi më 30 qershor dhe tani mbrojtësi shkodran mund të largohet me parametra 0.
Mediat italiane mësojnë se shkodrani do t’i bashkohet ish trajnerit të tij, Mauricio Sarrit, i cili tashmë ka firmosur më Lacion. Në bisedimet me klubin kryeqytetas, Hysaj dhe Lacio kanë rënë dakord për pagën e njëjtë prej 1.6milionë eurosh si dhe një kontratë 4 vjeçare. Me Sarrin në krye Hysaj do t’i rikthej vetëbesimi, pasi trajneri italian beson shumë tek aftësitë e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/