VIDEO/ Historike! Maqedonia e Veriut shënon golin e parë në Europian, rrëmuja e pakuptueshme te Austria dhe nuk fal Pandev

0

Maqedonia e Veriut po luan ndeshjen e parë në historinë e saj në Europian kundër Austrisë. Përballja është në shifrat 1-1 teksa po luhet ende pjesa e parë. Maqedonia e Veriut e nisi me një marsh më tepër dhe me më shumë grintë ndeshjen.

Por mungesa e eksperiencës bëri që në të parin vertikalizim të Austrisë, Lainer ishte i pambuluar duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 28 erdhi edhe goli i barazimit nga Goran Pandev. Gabime të pakuptueshme erdhën nga mbrojtësit e Austrisë që u shoqëruan edhe me gafën e portierit në mënyrë të barazohej gjithçka. /Sport EKspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.