VIDEO/ Përse i ndodhi Eriksenit? Në Kosovë zbulojnë shkakun me Bleron: Ishte faji i mediave, ka ardhur nga stresi

Ngjarja që shokoi botën e futbollit ishte ajo që ndodhi me Eriksen në përballjen ndaj Danimarkës dhe Finlandës. Mesfushori i Interit ka rënë pa ndjenja në tokë, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Por çfarë ndodhi saktësisht dhe përse ky rast erdhi nga ylli i danezëve, Eriksen? Në Kosovë i japin një përgjigje me anë të këngëtarit Blero që ishte i ftuar në “RTV Dukagjini” si analist.

“Eriksen është ylli kryesor i Danimarkës dhe për këtë arsye mendoj se ka të bëj me stresin e tepërt. I ka pasur mediat kundër tij dhe ka qenë pjesë e Interit duke “dështuar” te ky ekip. Ka pasur shumë presion, unë kështu e mendoj. Duke marrë mbi supe Danimarkën dhe unë mendoj se ka të bëjë me stresin”, tha Blero. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *