Ndodhet në grupin e ferrit, Gjermania ka favorizimin në përballjet me rivalët

0

Gjermania ndodhet në një grup ferri me kampionët në fuqi Portugalinë dhe nënkampionët Francën. Skuadra e Joachim Löw duhet të jetë gati perfekte në mënyrë që të kalojë më fazat me eleminim direkt.

Gjermania do të ketë një avantazh krahasuar me Kombëtaret e tjera, pasi do t’i luajë të tre ndeshjat e grupeve në shtëpi. Uefa ka vendosur që Allianz Arena do të jetë stadiumi ku do të luhen sfidat e Gjermanisë me kundërshtarët.

Drejtuesit e qytetit të Mynihut kanë vendosur që 14000 tifozë do të kenë mundësi të blejnë një biletë, çka tregon se Gjermania është e favorizuar krahasuar me skuadrat e tjera të grupit. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.