“Ndërroi jetë dhe u kthye”! Doktori në Federatën Angleze: Nuk luan më futboll te ne, karrierës po i vjen fundi

0

Ish-doktori i Totenhemit dhe aktualisht që kryeson grupin në Federatën Angleze të Futbollit, Sanjay Sharma, ka folur mbi rastin e Eriksen që u rrëzua në fushën e lojës kundër Finlandës. Sharma është shprehur se mesfushori nuk i dihet nëse e ka mbyllur karrierën e tij, por e sigurt është se nuk mund të luajë më kurrë në vendet e Mbretërisë së Bashkuar për shkakun e rregullave të forta që ato kanë për t’u mos përsëritur këto skena.

“Nuk e di nëse Eriksen do të luajë përsëri futboll. Sinqerisht, ndërroi jetë për disa minuta dhe pastaj u kthye. A do të lejonte një staf mjekësor që kjo të ndodhte përsëri? Përgjigja është jo. Lajmi i mirë është se ai do të jetojë, lajmi i keq është se Eriksen po arrin në fund të karrierës së tij.

Nëse do të luajë një ndeshje tjetër futbolli profesionist nuk mund ta them; në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të luante më, ne do të ishim shumë të rreptë me rregullat”, përfundoi Sharma, i cili kryeson grupin e ekspertëve të zemrës të Federatës Angleze. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.