Romelu Lukaku ka gjetur shumë shpejt golin e tij të parë në këtë Kampionat Europian. Sulmuesi i Interit ka kaluar në avantazh Belgjikën në minutën e 10 kundër Rusisë. Menjëherë pas golit ka zgjedhur të bëjë gjestin që meriton vetëm duartrokitje.
Lukaku shkon drejt kamerës dhe i dedikon golin e tij të parë në këtë Europian Kristian Eriksenit. “Kris, Kris të dua”, ishin fjalët e thëna nga belgu që i shpreh kështu mbështetjen e tij shokut të skuadrës te Interi, i cili sot shkaktoi një panik të madh pas arrestit kardiak të pësuar në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lukaku scores and dedicates his goal to Christian Eriksen in the camera:#EURO2020 #BEL
— Lukas Weese (@Weesesports) June 12, 2021