Një lojtar nga AEK dhe të tjerë nga Anglia, Cungu shpall listën kundër Kosovës

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve do të nisë ditën e diel grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Kosovës.

Djemtë e drejtuar nga tekniku Armando Cungu do të grumbullohen në kompleksin “Tropikal” nga datat 13-18 qershor teksa do të luajnë ndeshjen e parë më 16 qershor, në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 18:00 ndërsa ndeshjen e dytë do ta luajnë më 18 qershor në ora 10:00 po në stadiumin e Elbasanit.

Trajneri i Shqipërisë U-19, Armando Cungu ka bërë ditën e sotme publike listën me 25 lojtarët e grumbulluar, të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar dhe atij europian. Cungu ka vendosur të grumbullojë në këto dy sfida 11 lojtarë që luajnë në kampionatet jashtë vendit.

Për shkak të pandemisë, trajneri kuqezi e ka pasur të pamundur t’i ketë të gjithë lojtarët e kësaj grupmoshe në seleksionimet dhe grumbullimet që ka zhvilluar herë pas here. Duke folur për fshf.org, Cungu shprehet se këtë herë do të ketë në grumbullim edhe lojtarë që aktivizohen me skuadra të huaja, gjë që ka qenë e pamundur gjatë muajve të kaluar për shkak të pandemisë.

“Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë më në fund do të kemi mundësi të bëjmë një grumbullim të plotë me Kombëtaren U-19. Janë dy ndeshje miqësore me Kosovën që sigurisht më shërbejnë mua si trajner, pasi jemi ende në fazën e kolaudimit të skuadrës. Gjatë muajve të fundit ne kemi kryer seleksionime me lojtarët që aktivizohen me skuadra të kampionatit shqiptar dhe mund të them se kemi krijuar një ide të qartë për kontigjentin që kemi këtu në Shqipëri. Dhe siç dihet për shkak të pandemisë e kemi pasur të pamundur të shohim lojtarët e rinj që aktivizohen jashtë vendit dhe këto miqësore shpresoj të na shërbejnë pikërisht për të pasur këto elementë dhe për t’i parë në aksion nga afër”, – thotë Cungu, në prononcimin e tij, teksa shpreson që të gjejë elementë interesantë mes lojtarëve që luajnë në klube të huaja.

“Duke parë edhe rrethanat nuk mund t’i kemi të gjithë lojtarët që do të doja në këto miqësore, qoftë për shkak dëmtimesh apo për arsye të tjera, gjithsesi unë uroj të marrim maksimumin dhe të kemi mundësi të shohim edhe elementë të rinj që mund t’i vlejnë kësaj skuadre në të ardhmen dhe ekipeve Kombëtare të moshave. Mund të them se ka me dhjetëra lojtarë të rinj të talentuar që luajnë me skuadra jashtë vendit dhe synimi është të afrojmë sa më shumë elementë të vlefshëm për të përvijuar edhe formimin e grupit përfundimtar të Kombëtares U-19. Uroj që situata të rikthehet sa më parë drejt normalitetit, sikurse edhe po ndodh, dhe ne të kemi mundësi të bëjmë sa më shumë ndeshje e testime për kombëtaren U-19 apo edhe pjesëmarrje në aktivitete zyrtare”, – theksoi tekniku i kuqezinjve.

Tekniku Cungu ka pasur mundësinë ta shikojë ekipin në disa sfida miqësore, ku kuqezinjtë kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira, duke treguar një paraqitje pozitive dhe një skuadër gjithnjë e më shumë në rritje.

Këto dy ndeshje miqësore do t’i shërbejnë Cungut si teste për skuadrën si dhe për të krijuar ide më të qarta rreth lojtarëve që do të formojnë grupin e nën 19-vjeçarëve dhe që mund t’i shërbejnë ekipit A në të ardhmen.

Më poshtë, lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Armando Cungu, në prag të ndeshjeve ndaj Kosovës:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *