Italia tregoi një fytyrë tjetër në ndeshjen hapëse të Europianit ndaj Turqisë. “Të kaltrit” ishin në dominim absolut që nga minuta e parë e takimit, duke arritur një fitore fantastike me rezultatin e pastër 3-0. Megjithatë mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonuçi deklaroi se nuk është koha për te festuar, por për të menduar për ndeshjen e rëdhës.
“Në dhomat e zhveshjes i thamë vetes që ta mbajmë zemrën e ngrohtë dhe mendjen e ftohtë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Tifozët? Sporti është ndryshe me ta. Le ta heqim nga memorja atë që bëmë sot, sepse është koha për ndeshjen e radhës”- u shpreh Leonardo Bonuçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/