Cdo ditë në RTSH do të transmetohet emisioni “Euro Magjia”, ku do të analizohen te gjitha ndeshjet e Euro 2020. Ditën e sotme janë ftuar personazhe mjaft të famshëm si Armando Sadiku, Bamir Topi e Florian Binaj. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku tregoi eksperiencën e përjetuar prej tij në momentin që shënoi golin ndaj Rumanisë në vitin 2016.
I pyetur se çfarë kishte në mendje me festimin e tij ku vrapoi jo pak, Sadiku u shpreh se në atë moment veproi instiktivisht dhe për fat shokët e ndoqën sepse do të kishte dalë nga stadiumi. “Nuk kam menduar asgjë. Thjesht kam vrapuar dhe më ka dalë gjithë pankina përpara. Mirë që më ka dalë, sepse përndryshe nuk e di ku do kisha përfunduar. Do kisha dalë jashtë stadiumit“- deklaroi Sadiku për “Euro Magjia”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/