Që nga sezoni i ardhshëm, Donnaruma do të jetë lojtari më i ri i PSG-së. Skuadra në pronësi të sheikëve i ka ofruar portierit italian një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon me një kontratë me afat 5 vjeçar. Sky deklaron se kalimi i 22 vjeçarit tek PSG është çështje ditësh, pasi të dyja palët kanë rënë në dakortësi te plotë.
Donnaruma do të largohet nga Milani me parametra 0, teksa ky fakt i ka acaruar shumë tifozët kuqezi. Ata e akuzojnë Gigion se hodhi poshtë të gjithë investimin e skuadrës së tyre, të cilët e bënë titullar që në moshën 16 vjeçare. Një lojtar si Donnaruma mund ta rriste arkën e Milanit me të paktën 70 milionë euro, nëse nuk do të ishim në kushtet e përfundimit të kontratës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/