Si në çdo fund të sezonit, Ferencvaroshi ka ngritur sondazhin për të shpallur lojtarin më të mirë të sezonit. Vlerësimi është bërë nga ana e tifozëve të klubit që mund të votonin për futbollistin e tyre të preferuar. Nuk kishte asnjë dyshim të vetëm dhe vendi i parë është “rrëmbyer” nga Myrto Uzuni.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në fitimin e kampionatit në Hungari dhe njëkohësisht arriti që të shënonte në shtëpinë e Juventusit në “Champions League”. Uzuni mori 30% të votave, rreth 6.000 të tilla, për të lënë në vendin e dytë Laidouni dhe Denes në vendin e tretë. Çmimi do të merret në ndeshjen e parë që do të zhvillojë Ferencvaroshi në shtëpi gjatë sezonit të ardhshëm. /Sport Ekspres/