Flamurtari ka rënë në Kategorinë e Dytë duke humbur në finalen ndaj Tërbunit të Pukës. Këta të fundit arritën që të fitonin nga ruleta ruse duke siguruar zyrtarisht Kategorinë e Parë. Në krahun tjetër kishte shumë dëshpërim për turpërimin e pësuar, teksa fanella e rëndë e futbollit shqiptar do të konkurrojë në nivelin amator.
Lojtarët e Flamurtarit ishin të ndërgjegjshëm për gjendjen ku është dërguar klubit teksa edhe pas mbarimit të ndeshjes, teksa kundërshtarët po jepnin intervistat, te vlonjatët kishte ende futbollist të shtrirë në tokë dhe të demoralizuar. Kur një ekip humbet, tjetri ka festë. Dhomat e zhveshjes gumëzhinin nga festa e Tërbunit që arriti të pamundurën. /Sport Ekspres/