Akuzat për kompaninë e basteve dhe Vedat Muriqin, Igli Tare kthen përgjigje për skandalin në Itali

Igli Tare është i përfshirë në skandalin që ka marrë sërish jehonë në Itali dhe e përbalt jo pak figurën e legjendës së Kombëtares. “La Repubblica” ka botuar një artikull sot me titullin: “Futbolli, klani dhe biznesi. Hijet shqiptare të Tares në Lacio”.

Këtu përfshihej hetimi i hapur që në 2018 ku dyshohej se Tare dhe vëllai i tij kishin 100% të aksioneve te “Top Bast”, por kishin vendosur një tjetër emër si përgjegjës të saj. Një drejtor sportiv nuk mund të jetë edhe pronar bastesh. Gjithashtu në artikull thuhej se është hapur edhe një hetim për shifrën prej 17.5 milionë eurosh që bleu Vedat Muriqin nga Fenerbace.

Së fundmi në mediat italiane ka ardhur reagimi i Igli Tares nëpërmjet avokatëve të tij që i ka mandatuar për çdo veprim juridik në mënyrë që të mos i cënohet figura. “Janë lajme false dhe absolutisht nuk kanë asnjë vërtetësi. Igli Tare nuk ishte i përfshirë në shoqërinë e basteve “Top Bast”, por as vëllai i tij nuk mban ndonjë interes të drejtpërdrejtë ose indirekt me kompaninë në fjalë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online