Belgjika u përball kundër Greqisë në ndeshjen miqësore që përfundoi në shifrat 1-1. Por në fushën e blertë nuk kishte edhe aq shumë paqe sa vetë rezultati. Romelu Lukakut iu përsërit me “Deja vu” skena e përplasjes ndaj Zlatan Ibrahimovic. Këtë herë ishte mbrojtësi grek, Tzavellas, që nuk lëvizi asnjë hap më mbrapa për t’u përballur me sulmuesin e Interit.
Askush nuk mund të ngatërrohet me Lukakun as në një ndeshje miqësore. Kur lojtari grek u rrëzua mes stimulimit në tokë pas një dueli fizik, Romelu shkoi për t’u përleshur. Shumë fjalë të thëna dhe provokime mes futbollistëve, teksa asnjë prej tyre nuk bëri hap mbrapa. Për të qetësuar situatën ka menduar Papadopulos në mënyrë që lojtarët të ndaheshin. /Sport Ekspres/