E FUNDIT/ Vendimi i një sezoni të rrallë! Ceremonia e titullit kampion do organizohet në Shkodër, Ballsh dhe Durrës

U zhvillua ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion për sezonin 2020-2021 në Kategorinë Superiore.

Duke parë se 90 minuta përpara fundit të sezonit në garë për titullin kampion janë katër skuadra, Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e 3 ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër. Në të tre qytetet do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt.

Komiteti Ekzekutiv miratoi gjithashtu të gjithë materialet për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, që do të zhvillohet online përmes platformës Microsoft Team, në datë 14 qershor, duke filluar nga ora 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *