Tashmë është zyrtare, Levandovski është golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës. Polaku shënoi golin e 5-të të Bajernit, në ndeshjen që bavarezët e fituan 5-2 ndaj Augsburgut. Me këtë realizim, Lewandowski arrin në kuotën e 41 golave, një më shumë se legjenda gjermane Muller.
Kujtojmë që Lewandowski e barazoi këtë rekord javën e kaluar dhe tashmë hyn në histori. Duke marrë parasysh sasitë e golave që Bajerni shënon dhe faktin që Lewandovski qëndroi për disa kohë i dëmtuar, mund ta tentojë thyerjen e rekordit të vetes vitin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/