VIDEO/ Gafa e portierit të Dinamos i dhuron trofeun Egnatias, Shtubina shënon në sekondën e fundit të finales

“Elban Arena” ka hapur dyert ditën e sotme për të pritur finalen e Kategorisë së Parë. Dy udhëheqësit e grupit A dhe B në këtë kategori kanë matur forcat me njëri-tjerin për të kurorëzuar sezonin fantastik të tyre me një trofe. Ndeshja ka qenë e barabartë 0-0 deri në sekondat e fundit të takimit.

Por atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e trefishtë për të shkuar në kohën shtesë, përballja merr një tjetër rrjedhë. Portieri i Dinamos mban peshën e një gafe fatale, ku lë zonën e tij për të zotëruar topin, por gabon dhe i bën dhuratën më të bukur Shtubinës. Ky i fundit nuk mund të gabonte me portën e boshatisur dhe i dhuron kështu trofeun e Kategorisë së Parë Egnatias në sekondën e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online