VIDEO/ Reagimet dhe “ulërimat” pas Vllaznisë, pse te Partizani bëhet moviolë vetëm për rastin që u intereson?

Në futboll dhe në ?do fushë të jetës koherenca dhe e vërteta është vendimtare për të pasur kredibilitet dhe për t’u rritur. Kështu na ka mësuar edhe Olsi Rama, që gjithmonë në media shprehet se do të thotë të vërtetën dhe do të jetë koherent edhe kur në një ndeshje futbolli merren vendime të gabuara arbitrale në favorin e të kuqve.

Por moviolën e bënë vetëm në rastet kur Partizani del si i dëmtuar, ose të paktën kjo është ajo që kemi kuptuar nga leksioni i Olsit deri tani. Rasti i freskët është ndeshja e djeshme Partizani-Vllaznia, ku ulëret me të madhe për një penallti të dyshimtë të vendosur në fraksion nga arbitri, anësori dhe arbitri i linjës, por harron të bërtasë për dy penalltitë e mohuara ose të mundshme për t’u dhënë në favor të Vllaznisë.

Siç e shikoni në pamje, e para është një vendim që mund të jetë brenda zone nëse ka tendencë nga arbitri dhe asnjë nuk do ulëriste duke parë shpejtësinë e lëvizjeve. Nga shumë arbitra edhe në Europë kjo do të akordohej si penallti pasi ishte në limitet e zonës, por Enea Jorgji zgjodhi që të akordonte goditjen e dënimit si për të treguar “tendencën” e tij. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një penallti qartësisht të mohuar për Vllazninë, ku Jurgen Bardhi me vetëdije të plotë pengon me dorë këmbën e majtë të sulmuesit Avdiaj, pasi ka humbur çdo kontakt të mundshëm me topin.

Padyshim që ky rast do të jepej penallti me VAR në çdo vend ku luhet futboll profesionist. Por këto momente nuk shihen nga askush te Partizani, as nga drejtori Rama që sheh gjithçka me detaje. Siç nuk foli kurrë dhe i shpëtuan dy penalltitë e pa dhëna ndaj Tiranës në derbin me Tiranën e Nevil Dedes.  Gjatë gjithë kampionatit ka pasur gabime që kanë qenë të shpërndara mes ekipeve, pa pasur tendencën e favorizimit të njërës dhe dëmtimit të tjetrës.

Siç ka ndodhur në momentet ku Partizani ka marrë penallti dhe nuk i kanë dhënë kundër, por pamjet e tyre nuk kanë dalë ende. Nëse nuk kujtohen, atëherë është detyra e medias që t’i vendosi në pah ato, nga ato media që kanë si për qëllimin kryesor dhe të vetëm që t’i shërbejnë opinionit sportiv në vend. Gabimi nuk mund të jetë njerëzor kur rezulton “pro” teje dhe i qëllimtë kur është kundër teje. Më poshtë mund t’i shihni të gjitha rastet për të kuptuar se gjithë ulërimat pas ndeshjes me Vllaznisë ishin disi të tepruara. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online