Legia e Varshavës ka luajtur ditën e sotme ndeshjen përmbyllëse të kampionatit polak. Megjithëse titullin kampion e kishin siguruar prej javësh, sot do të ishte momenti për të ngritur zyrtarisht kupën. Titullar nga minuta e parë kundër Podbeskidzie-s ishte edhe Ernest Muçi, i cili përjetoi se çdo të thotë të jesh kampion në Poloni.
Tifozët ia kanë bërë të paharruar këtë ndeshje të fundit për këtë sezon, teksa megjithëse të kufizuar në numër për shkak të pandemisë kanë elektrizuar atmosferën. Tifozeria e zjarrtë ka dhuruar shfaqje me piroteknikë, duke sjellë edhe ndërprerjen për një moment të përballjes për shkak të tymit të shkaktuar. Brohorimat dhe këngët nuk u ndalën, duke festuar në këtë mëyrë titullin e radhës për skuadrën e zemrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#LEGPOD pic.twitter.com/ky0pL8dUt3
— Micha? Szuma?ski (@mihajlo1992) May 16, 2021
https://twitter.com/lvlaarciin/status/1393979808221126661