VIDEO/ “Mendja, të fortë mendje”! Fjalët e Simeones që përmbysën takimin, motivon lojtarët gjatë pushimit për t’u freskuar

Atletiko e Madridit është vetëm një ndeshje larg suksesit. Kryeqytetasit spanjollë kanë mposhtur sot në shifrat 2-1 Osasunën dhe tashmë e shohin titullin kampion thuajse në duart e tyre. Një fals këtë mbrëmje përkthehej në një asist për Realin, por Simeone nuk mund ta lejonte një rrëshkitje këmbe në këto momente.

Osasuna ishte duke kryesuar deri në minutën e 82-të të takimit, kur do të vinte edhe baraspesha. Gjatë minutës së 77 skuadrat patën mundësinë e një pushimi të shkurtër për tu hidratuar dhe kjo ishte koha e duhur për të motivuar lojtarët që gjendeshin në disavantazh.

Simeone afrohet pranë futbollistëve të tij dhe nis menjëherë të punojë me anën më të rëndësishme, atë psikologjike. “Mendja, mendja. Jini të fortë në mendje. Mos u shqetësoni, goli do të vijë”, ishin këto fjalët e trajnerit argjentinas që më pas sollën frytet e veta. Vetëm 5 minuta më vonë vjen barazimi, ndërsa më pas Suarez përmbys gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/CastilloFran95/status/1394013855253204996

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online