VIDEO/ Moviolë e gjatë për Partizani-Tirana! Debat për golin e anuluar, Starova nuk ndal me komplimentet për arbitrin dhe anësorin

Bujar Pregja ka bërë moviolën e derbit mes Partizanit dhe Tiranës, teksa është i ftuari i përhershëm në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Arbitri i takimit, Hamiti, është vlerësuar me notën më të lartë së bashku me pjesëtarët e tjerë të gjykimit.

Asnjë gabim i bërë për të ndikuar në lojë, ndërsa edhe Starova ka komplimentuar herë pas here arbitrin kryesor dhe anësorët për vendimet e tyre gjatë shfaqjes së pamjeve. Debat kishte në studio gjatë përsëritjes së momentit për anulimin e golit të Partizanit, por sërish kishte dakortësi se nuk është gabuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *